Mediu: Pyllezimi prioritet i qeverise
Prerja e pyjeve ne menyre te paligjshme apo demtimi i tyre nga shkaqe natyrore, jane probleme madhore, qe duhet te gjejne zgjidhje me mbjelljen e fidaneve te rinj dhe parandalimin e shkaterrimit te pyjeve. Keshtu eshte shprehur ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu gjate nje ore mesimi me nxenes te klasave te nenta, ku ne fokus ishte problematika e pyjeve, ndotja e ajrit dhe ndotja mjedisore e zones se Prezes. "Qeveria tashme ka shpallur cilat jane prioritetet e saj dhe nje nder to eshte pyllezimi. Ne prej me shume se nje viti kemi nisur mbjelljen e pemeve te reja, gje qe eshte shume e rendesishme", ka pohuar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Ky i fundit i pyetur nga nxenesit mbi ndotjen e shkaktuar ne disa pika ne zonen e Prezes, por qe shpesh i hasim edhe ne zonat ku banojme, u shpreh se te gjithe qytetaret duhet te kontribuojne ne mbajtjen paster te mjedisit, ku nje pike kyce mbetet ndarja e mbetjeve qe ne burim.