H1N1, nis vaksinimi i personelit shendetesor
Sonila Isaku
Personeli mjekesor i Spitalit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", jane te paret qe jane vaksinuar kunder virusit pandemik A/ H1N1. Minutat e para te vaksinimit jane shoqeruar pa asnje efekt ne personat qe e kane kryer ate. Por ka pasur edhe nga ata qe nuk kane pranuar te bejne vaksinen, e cila te mbron nga prekja e virusit te gripit te derrit.
Refuzimi
E ndien veten te forte, me nje imunitet qe nuk mundet te pershkohet nga virusi i gripit te derrit. Albana Lalaj, infermiere ne Spitalin Infektiv te QSUT -se nuk ka pranuar te kryeje injektimin e vaksines kunder gripit te derrit duke qene se ajo nuk eshte e detyrueshme per te gjithe. Por, edhe frika nga efektet anesore ka bere qe infermierja ta refuzojne vaksinimin. "Nuk e bera vaksinen pasi mendoj se nuk prekem nga gripi. Perderisa nuk jam prekur deri tani, kur ne kemi kuruar me qindra raste, nuk besoj se kjo do te ndodhe me vone", ka pohuar Albana Lalaj infermiere ne spitalin infektiv ne Tirane. Albana tregon se me punen e qe kane trupi i tyre ka fituar imunitet, por edhe nese infermieret perdorin te gjitha masat mbrojtese, nuk ka rrezik per tu prekur nga ky virus. Nderkohe ka pasur edhe te tjere persona, te cilet kane nguruar te injektojne kete vaksine per shkak te efekteve anesore qe ajo mund te jape. Por, drejtuesit e Ministrise se Shendetesise, kane garantuar se efektet anesore jane te paketa, ashtu sikurse edhe vaksina normale.
Vaksinimi
Personeli mjekesor eshte vaksinuar i pari ndaj virusit A/H1N1, ne ambientet e spitalit infektiv ne QSUT jane vaksinuar gjate paradites mjeket, infermieret dhe pjesa tjeter e stafit qe jane ne kontakt te drejtperdrejte me pacientet e prekur me gripin e derrit. "Duke qene se edhe OBSH ka percaktuar se ne jemi si me te rrezikuarit nga ky grip, por edhe duke pare rastet te cilet vijne tek ne per tu kuruar, jam nder te parat qe po e kryej kete vaksine. Pavaresisht se kam kryer edhe vaksinen kunder gripit sezonal, por edhe se kam semundje kronike vendosa qe te bej kete vaksine, per te qene me e sigurte" ka pohuar Donika Hoxha, infermiere ne QSUT. Kjo e fundit edhe pse ben pjese tek bluzat e bardha, do te mbahet nen kontroll nga koleget per tre dite me radhe, kohe kjo kur edhe mund te shfaqen efektet anesore te vaksines. "Personeli shendetesor i sherbimeve te infektivit, i qendrave te terapise intensive ne te gjithe vendin, ne te 12 spitalet rajonale dhe QSUT, ka filluar vaksinimi i personelit mjekesor. Neser vaksina do te jete disponibel edhe per qendrat shendetesore te Tiranes dhe te rretheve te tjera gradualisht per t'u vene ne dispozicion te grupeve te tjera te riskut sic jane, femijet e vegjel apo te semuret kronike. Vaksina dhe vaksinimi eshte falas", shpjegon mjeku infeksionit Pellumb Pipero. Vaksina kunder gripit A/H1N1 ka mberritur ne te gjitha konsultoret e femijeve ne poliklinika dhe pritet qe te filloje vaksinimi per femijet 1 deri ne 5 vjec, si dhe te grup moshes 5-25 vjec qe jane te semure kronike.
Rastet
Gjate javeve te fundit, mbi 350 persona ne Shqiperi jane prekur nga virusi A/H1N1, i njohur ndryshe si virusi i gripit te derrit, nderkohe qe gjashte te tjere kane gjetur vdekjen prej tij, mes te cileve edhe nje grua shtatzene.
Te shtruarit
Drejtuesit e Ministrise se Shendetesise, kane pohuar se ne QSUT por edhe ne Sanatorium ka paciente te cilet jane te shtruar nga gripi i derrit. Nga keta paciente 5 prej tyre jane ne gjendje te rende.