Mançini tërhiqet për Balotelin: Shumë i shtrenjtë
“Për momentin Interi kërkon shumë para’ për Balotelin dhe ne parapëlqejmë të presim. Duam të marrim lojtarë cilësorë, si Mario apo Milneri. Por sapo futemi në bisedime, çmimet e futbollistëve ngrihen në qiell”, pohoi në një konferencë sgtypi nga Nju Jorku Roberto Mançini, duke shtuar se klubi nuk ka ndërmend të rrijë varur pas këtyre lojtarëve, pasi ka edhe të tjerë objektiva.
Lidhur me shqetësimin e gazetarëve anglezë për karakterin disi të vështirë të 20-vjeçarit italian, Mançini u shpreh i bindur: “Karakteri i tij nuk është fare problem. është ende i ri. Ka bërë disa gabime në të shkuarën, por është normale. Pastaj, nuk është kaq i vështirë sa e bëjnë. Problemi është se Interi kërkon shumë para’ dhe kujton se ne do të ngulmojmë deri në fund. Por nuk do ta bëjmë”.