Alonso beson ende: Mund të rifitojmë pikët e humbura
“Ndodhemi në një pikë të rëndësishme të sezonit tonë. është shumë e rëndësishme të marrim sa më tepër pikë në dy garat e radhës në Gjermani dhe Hungari, në mënyrë që të rifutemi në luftën për titull. është e kotë të kthejmë kokën prapa dhe të qajmë gabimet. Duhet të përqendrohemi për të marrë rezultatet më të mira”, pohoi dy herë kampioni i botës me Renonë.
Gjatë ditëve të fundit Alonso ka qenë shpesh në Maranelo, sepse “është e rëndësishme të jem pranë skuadrës në këtë moment delikat të sezonit. Gjatë fundjavës kemi punuar edhe me detajet më të vogla”. Duke u rikthyer te kampionati, piloti i “Kokëkuqes” u shpreh:
“Besimi im në garat e ardhshme nuk është në ajër, por i bazuar në fakte. Makina është përmirësuar gjatë javëve të fundit, ashtu siç u pa edhe në pistën e Silverstonit, që teorikisht nuk na përshtatet”. Për spanjollin, “është e rëndësishme të niset mbarë gara e fundjavës në Hokenheim. Duhet të jemi të përkryer në provat zyrtare, për të zënë një pozicion të mirë në nisje”.