Perballe Danimarkes, vetem Bogdani sulmues

Ajo qe bie me shume ne sy eshte spostimi i Klodian Duros perpara mbrojtjes. Mesfushorit elbasanas do t’i besohet nje rol “alla Pirlo”: 31-vjeçari do te jete ndertuesi i pare i aksioneve te Kombetares shqiptare. Nje “dirigjent” i mirefillte.
Vizioni dhe klasi i larte (jo i panjohur) qe mesfushori i Apollon Limasolit tregoi ne miqesoren me Qipron, e kane bindur Kuzhene se ai eshte lojtari me i pershtatshem per kete rol, mbi te gjitha pas “sakrifikimit” te radhes te Lorik Canes ne qender te mbrojtjes.
Nepermjet kembeve te tij do te kaloje shperndarja e topave te te gjithe lojtaret e tjere. Levizja duket se eshte e menduar mire: Duro eshte i afte te vertikalizoje topa ne kundersulmet e shpejta, por nuk terhiqet mbrapa as kur behet fjale per te dueluar me kundershtaret.
Ne rolin e mesfushorit perpara mbrojtjes deri me tani ka qendruar gjithmone Ervin Bulku. Ndryshimi ne skeme ben qe lojtari i Krivbasit te spostohet disi me perpara, madje i eshte kerkuar edhe qe te shtyje gjate aksioneve sulmuese, e pse jo te provoje edhe porten me gjuajtje nga distanca.
Skela do te luaje i spostuar djathtas, ndersa detyra me e veshtire qe vlonjatit i eshte caktuar per takimin kunder danezeve eshte qe te mendoje edhe per fazen mbrojtese.
Ne repartin difensiv konfirmohet aktivizimi i Ansi Agollit, i cili do te zevendesoje te demtuarin Vangjeli.
Ai do t’i bashkohet Dallkut, Canes dhe Currit. Balotazhi i vetem per nje fanelle titullari eshte ai ndermjet Jahmir Hykes dhe Gilman Likes, me kete te fundit qe duket me i favorizuar per te luajtur ne krahun e majte te mesit te fushes.
Hamdi Salihi do te jete me 100 per qind ne fushe, ne skemen me dy sulmues te teknikut kroat, megjithate, i vetmi qe do te kete detyra ofensive te “deklaruara” eshte Erjon Bogdani.
Te gjithe te tjeret duhet te mendojne me pare per mbrojtjen, per te siguruar te pakten nje barazim.