Di Benedetto: Kemi besim tek Luis Enrique
Pronari i Romës, Thomas Di Benedetto, ka mbështetur trajnerin e kritikuar Luis Enrique, pavarësisht fillimit jo të mirë, të sezonit. 41-vjeçari ende nuk ka shënuar një fitore që kur është transferuar te ekipi nga Serie A dhe ka filluar të ndjejë presionin e shtuar. Por pavarësisht kësaj, pronari amerikan ka deklaruar se ende ka besim tek ish-trajneri i ekipit B të Barcelonës.
“Ne kemi besimin më të madh te Luis Enrique dhe drejtorin Ëalter Sabatini. Fansat duhet të jenë të durueshëm. Ne kërkojmë kombinimin e duhur për stilin tonë të lojës dhe jam i sigurt se rezultatet do të vijnë së shpejti”, u shpreh 62-vjeçari. Roma do të përballet me Parmën në ndeshjen e radhës që zhvillohet nesër.