E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: 3 vjet burg Bashkim Drizës, ish-kreu i fondacionit "Populli"

Bashkim Driza, ish-president i fonda cionit piramidal "Populli", rrezikon sërish dënimin e radhës, edhe pse prej vitesh është në kërkim ndërkombëtar. Dje proku-rori Ols Dado kërkoi dënimin e Drizës me 3 vite burg, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Dy vite burg u kërkuan dhe për të dashurën e tij, Anita Balili. Dy të pandehurit, sipas organit të akuzës bashkëpunuan me njëri- tjetrin dhe përmes falsifikimit të dokumenteve, shitën dy herë një shtëpi që ndodhet në rrugën "Zonja Çurre" në Tiranë, pronë e cila ishte në bashkëpronësi të Bashkim Drizës dhe bashkëshortes së tij, Fiqirete Ymeti. Sipas prokurorit Dado nga hetimet dhe përmes akteve të ekspertimit është provuar se i pandehuri Bashkim Driza, ka falsifikuar nënshkrimin e bashkëshortes së tij Fiqerete Ymeti, në prokurorë, përmes së cilës autorizohej e pandehura Anila Balili për të shitur banesën në fjalë. Shitja e pronës ka ndodhur në kohën kur Bashkim Driza fshihej në Republikën Domenikane dhe dokumentet i ka falsifikuar me ndihmën e të dashurës së tij, Balili. "Shtetasja Fiqerete Ymeti ka rezultuar se nuk ka qenë kurrë më parë në Republikën Domenikane", tha prokurori Dado, duke hedhur poshtë çdo mundësi që firma në prokurë të jetë e saj. Gjithashtu, prokuroria shprehet se prona është shitur dy herë, ku fillimisht iu shit në mënyrë fiktive një personi që nuk ekzistonte. Shitja e dytë u bë përmes falsifikimit të prokurës në emër të bashkëshortes së Drizës, përmes së cilës ajo gjoja jepte pëlqimin për një gjë të tillë. Për falsifikimin e prokurës është hetuar dhe një notere, por duke qenë se kishin kaluar mbi pesë vite nga momenti i kryerjes së krimit, vepra penale për të ishte parashkruar. Bashkim Driza është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetë vitesh. Sipas vendimit të gjykatës, Bashkim Driza, gjatë viteve 1995-1997, në bashkëpunim me persona të tjerë ka krijuar fondacionin "Populli", duke mashtruar 304.240 shtetas, në shumën 870 milionë lekë. Në vitin 2008, Driza u vu në pranga në Uruguai, por për shkak se me këtë shtet nuk kemi marrëveshje ekstradimi, ai shumë shpejt mundi ti rikthehej lirisë. Vitet e fundit nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij. 
(e.m.GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›