Berisha: PS mashtron, jo borxh për rrogat dhe pensionet
Një tur nëpër bregdetin shqiptar me gërshërët e inaugurimeve me vete. Këto janë pushimet e kryeministrit këtë verë, i cili destinacionin e rradhës e kishte në Pilur të Himarës ku përuroi përfundimin e lotit të parë, prej 4 kilometrash, të rrugës që lidh këtë fshat me bregdetin.
"Këto ditë jam me pushime, po kënaqësia ime e madhe është se kësaj here pushimet e mia kombinohen cdo ditë me inaugurime rrugësh të reja, investimesh të reja. Vetëm në bashkinë e Himarës, kemi investuar në këto 5 vite, 5 mld lekë", tha Berisha.
Me investimet e reja në infrastrukturë, nga 3 milionë që janë aktualisht, numri i turistëve do të shkojë në 7 milione sipas kryeministrit. Duke përmendur shifrat optimiste të ekonomisë shqiptare, shefi i qeverisë iu përgjigj nga Piluri akuzave të socialisteve për përmasat dramatike të borxhit publik.
"Dhe i dëgjoni se si bërtasin, se si përpiqen të mbjellin trillim dhe mashtrim cdo ditë, se si derdhin lot krokodili për borxhin. Si kemi borxh askujt, ja u them unë ju. Sepse ne asnjë qindarkë nuk kemi marr borxh për rrogat tuaja, për pensionet tuaja", tha ai.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 06 gusht 2010 )