E Diel, 1 Nëntor 2026

Përçahen liderët serbë në veri, disa nuk i duan barrikadat

I ashtuquajturi kryetari i Komunës i Mitrovicës, Krstimir Pantiq ka deklaruar se krerët e komunës Zubin Potok dhe Zveqan, EULEX-it ia kanë mundësuar lirinë e qarkullimit dhe kështu qytetarët i kanë sjellë në lajthitje.

Pantiq në seancës e KK, theksoi se shefi i rrethit të Mitrovicës Radenko Nedelkoviq dhe kryetarët e komunës Zubin Potok dhe Zveqan, Slavisha Ristiq dhe Dragisha Miloviq kanë mundësuar lirinë e qarkullimit EULEX-it duke anashkaluar vendimet për atë mision, nëse transporton doganierët e Kosovës dhe policët në kalimet Bërnjak dhe Jarinje, për të pamundësuar lirinë e qarkullimit, njoftojnë mediat serbe.

Situata në kalimet administrative në Bërnjak dhe Jarinje po përkeqësohet, qarkullimi i mallit me akciza që po dërgohet në Merdare, po pamundësohet tha Pantiq dhe shtoi se krejt kjo mund të shkaktojë pakënaqësi të qytetarëve.

Këshilltarët e të ashtuquajturës KK të Mitrovicës, për situatën e sigurisë, e cila siç vlerësuan në Veri po përkeqësohet kanë akuzuar pushtetin e Prishtinës dhe një pjesë të komunitetit ndërkombëtar që dëshiron të shkaktojë konflikte dhe të rrumbullakojë pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›