Percahet minoriteti. Ksera Bollano nuk mund te beje thirrje anti-census
Vasil Bollano dhe Omonia nuk mund te pengojne procesin e vetedeklarimit te regjistrimit te nisur nga qeveria shqiptare. Ministri i Punes Spiro Ksera perfaqesues i minoritetit grek ne qeverine Berisha del kunder apeleve te leshuara nga ana e kreut te shoqates Omonia Vasil Bollano per bojkotim te procesit te censusit te nisur me 1 tetor. Ministri Ksera njeheresh deputet i PD-se ne Qarkun e Gjirokastres ka kontestuar qendrimin e leshuar dy dite me pare nga selia e PBDNJ-se nga ana e Bollanos. Ne jetojme ne nje shoqeri sic e theksova demokratike ku gjithsecili qofte edhe organizatat minoritare mund te shprehen. Kurrsesi nuk mundet qe nje perfaqesues i nje minoritetit tju beje thirrje gjithe minoriteteve te tjera te mos marrin pjese - tha Ksera per Shqip. Ky qendrim i mbajtur nga ministri i Punes tregon se ka nje percarje brenda minoritetit. Nga njera ane sic eshte Omonia kerkohet qe te mos i pergjigjet pozitivisht procesit te regjistrimit ndersa nga tjeter perfaqesues me peshe te minoritetit si Ksera kerkojne te kunderten. Per ministrin e Punes procesi i vetedeklarimit nuk do te kete mundesi abuzimi. Minoritaret jetojne ne nje shoqeri demokratike sic eshte kjo e jona tashme e reformuar. eshtja e vetedeklarimit u lejon atyre qe te shprehen. Nuk shikoj se ka ndonje problem pavaresisht ceshtjes se debatuar per gjoben po kjo me shume ka te beje me ceshtjen e biznesit te shtepive gjendjes sociale dhe ekonomike. Pra nuk ka te beje fare me ceshtjen e vetedeklarimit. Mendoj se ska mundesi per abuzim - u shpreh Ksera. Me tej ai thekson se ne kete pyetesor te hartuar nga INSTAT-i jane te gjitha ato kerkesa qe minoriteti i ka kerkuar prej vitesh gjuha kombesia dhe feja. Ne presim me interes perfundimet e procesit te censusit sepse ministria qe une drejtoj ka te beje me statistikat me ceshtjet sociale dhe ekonomike te popullsise. Censusi eshte i perbere nga shume pyetje pavaresisht se i gjithe debati eshte i vendosur ne pyetesorin per kombesine gjuhen e fene por une do te thosha se kjo ka te beje me shume pyetje te tjera te rendesishme per ne politikeberesit si ministri ne menyre qe te marrin disa vendime per politikat tona. Po ti referohemi ceshtjeve te debatuara gjate ketyre javeve nxorem ne pah dhe njoftuam qytetaret shqiptare per te drejtat e minoriteteve qe jane shume te debatuara. Ne fakt ky pyetesor pavaresisht nga debatet e shumta qe eshte konfirmuar dhe nga ana e qeverise edhe nga INSTAT i ka te perfshira te tria pyetjet e debatuara qe eshte nje nga kerkesat e hershme te shoqatave te minoritareve. Nga njera ane kjo kerkese prej shume vitesh eshte plotesuar e besoj se ceshtja qe lidhet me vetedeklarimin eshte e zgjidhur. Nuk i ndalon askush qytetaret qe te vetedeklarohen tha ai me tej. Sipas tij nuk ka mundesi per kontestime gjersa procesi ka mbeshtetjen e EUROSTAT-it dhe te oponences nderkombetare por edhe asaj europiane si dhe ka mbeshtetje financiare nga BE-ja. Une gjykoj se te gjitha detajet jane parapercaktuar. Disa dite me pare kreu i shoqates Omonia ne nje deklarate per shtyp kerkoi qe minoritaret te mos marrin pjese ne procesin e censusit. Kreu i kesaj shoqate Bollano duke folur ne emer edhe te minoriteteve te tjera beri thirrje per bojkotim pasi kjo sillte nje perplasje te metejshme. Shoqatat e minoriteteve kontestojne vendosjen e gjobes prej 1 mije USD ku sipas ligjit aplikohet ne rast se realizohet nje deklarim i rreme. Kryetrari i Komisionit Qendror te Censusit Genc Pollo dy dite me pare i beri apel qytetareve te marrin pjese ne kete proces duke u kerkuar te anashkalojne thirrjet kunder ketij procesi dhe te japin te dhena. shte rasti per te theksuar rendesine e ketij procesi. I bej apel te gjithe qytetareve per te dhene informatat e veta duke dhene nje kontribut per vendin familjen ne menyre qe te kemi rezultate te sakta te besueshme pasi ne te gjitha nivelet e vendimmarrjes do te kemi nje mundesi me shume dhe nje instrument me shume per te permiresuar jeten tone. Nese kemi pasur nje debat dhe disa thirrje te tepruara sot eshte momenti ti leme pas keto qasje dhe te bashkepunojme te tere ne kete proces madhor. Kerkoj bashkepunim nga te gjithe sepse eshte nje detyrim dhe nje kontribut qe gjithsecili jep per veten e tij - deklaroi Pollo.