Aleanca Kuq e Zi Grisni pyetjet 39 dhe 40
Aleanca Kuq e Zi kerkon qe shqiptaret te mos pranojne te pergjigjen per pikat e etnise dhe fese. Perfaqesues te Aleances te dale perpara INSTAT-it i bene apel shqiptareve qe te grisin faqen e zeze te formularit te censusit. Qe nga fillimi e deri me sot Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar paligjshmerine e ligjit te censusit qe nga hartimi e deri tek votimi i tij ne Parlamentin shqiptar i cili mori vulen kuq e zi nga Gjykata Kushtetuese si i tille. Ne keto kushte kur shteti dhe qeveria shqiptare nuk i mori per baze mbi 40 mije qytetare te ketij vendi te cilet me vullnetin e tyre kerkuan qe ligji i censusit te ndryshohej dhe mbi te gjitha kur kjo qeveri nuk perfill vendimin e Gjykates Kushtetuese qe rrezoi cdo amendament te ligjit per gjendjen civile mbi ndryshimin e kombesise - thuhet ne deklaraten e Aleances Kuq e Zi. Me tej theksohet se ne Aleanca Kuq e Zi i bejme qytetareve shqiptare kete apel Grisni faqen e zeze ne fund te formularit ku ndodhen dy pyetjet per etnine dhe fene pasi ne kete forme ju zbatoni vendimin e Gjykates Kushtetuese te cilin qeveria po e shperfill. Grisni faqen ku ndodhet pyetja per etnine dhe fene. Grisni faqen ku ndodhen pyetjet 39 dhe 40. Per perfaqesuesin e kesaj shoqate Adriatik Lapaj grisja e fletes se fundit te formularit te censusit nuk perben gjobe apo sanksion sepse dy pyetjet per etnine dhe fene jane fakultative dhe mbi te gjitha Gjykata Kushtetuese i ka shfuqizuar ato. Aleanca Kuq e Zi mbetet e vendosur te mbroje kauzen e saj per ruajtjen e integriteti kombetar te shqiptareve brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise. Gjykata Kushtetuese disa dite me pare mori vendimin per te shfuqizuar nje pjese te ligjit Per gjendjen Civile ne termin kombesi. Ky term perdorej neper certifikata dhe per Kushtetuesen nje gje e tille eshte e kunderligjshme. Kjo trupe gjyqesore mori ne shqyrtim ankesen e bere nga tri gjykata Permetin Shkoder dhe Saranden. Ky vendim u pershendet nga Aleanca Kuq e Zi e cila kerkonte prej kohesh moszhvillimin e procesit te regjistrimit mbi baze etnike dhe fetare. Kjo shoqate ka nisur prej kohesh nje fushate sensibilizuese ne te gjithe Shqiperine per te kontestuar regjistrimin e nisur nga INSTAT.