E Diel, 1 Nëntor 2026

Jubileu, "Skenderbeu" i Vivaldit dhe dyptik muzikor ne TKOB Izaura Ndoj

Ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise, Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit, ne repertorin e tij do te sjelle premiere, opera shqiptare dhe te huaja. Per here te pare dy krijime te rendesishme te muzikes dhe kultures hungareze, te pa interpretuara kurre me pare do te vijne si nje premiere duke hapur dhe sezonin artistik me 28 shtator. Por, ajo qe do te jete kryefjala e ketij sezoni eshte opera "Skenderbeu" i Vivaldit, e cila nuk eshte interpretuar asnjehere e plote. Per drejtorin Zhani Ciko, "Vepra e Vivaldit ne skenen shqiptare i jep me shume vlere epokes dhe heroit tone kombetar, ne kuader te Jubileut. Ky projekt kulturor per teatrin tone eshte teper i guximshem, sepse kemi te bejme jo vetem me sjelljen e pjeseve te gjetura te vepres ne Shqiperi, por edhe me restaurimin e saj, duke plotesuar keshtu pjeset e munguara, per t'i dhene imazhin e plote, edhe pse nje pjese e saj ka vule bashkekohore", - u shpreh Ciko.

Dyptik muzikor ne skenen shqiptare

Nderkohe, ne kuadrin e Javes se Budapestit ne Tirane ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes, Bashkine e Budapestit dhe Ambasaden Hungareze sjellin per here te pare ne skenen shqiptare dyptik muzikor, nga opera e pare hungareze tek baleti me i njohur. Opera "Hunyadi Laszlo" i perket nje vepre te Ferenc Erkel dhe libret te Beni Egressy (prezantimi i pare ne 1844) eshte konsideruar opera e pare e rendesishme hungareze. Tek ajo, fuzioni i elementeve italiane, gjermane dhe hungareze, (kadenca tipike te valles verbunkos, ne uverture; czardas ne skenen e dasmes) ne nje pune jo hibride, por organike, tregon zoterimin muzikor dhe instinktin teatral te Erkelit. Pjesa e dyte eshte baleti "Mandarini i mrekullueshem" i kompozitorit Bela Bartok. Eshte nje nga kryeveprat e gjysmes se pare te shek. XX. Historia e "Mandarini i mrekullueshem" eshte shtypur ne versionin integral, ne perkthime bazuar ne origjinalin hungarisht, saktesisht si tek publikimi i revistes Nyugat me 1 janar 1917. Pasazhet e aksionit te ruajtura shkurtimisht nga Bartok ne partiture nuk jane vecse nje kornize dhe i sherbejne para se gjithash koordinimit mes muzikes dhe asaj qe ndodh ne skene.

Sezoni artistik

Kryefjala e ketij sezoni per Teatrin e Operas dhe Baletit do te jete opera "Scanderbeg" e Antonio Vivaldit, e cila do te shfaqet ne muajin nentor. Nderkohe, ne repertorin e TKOB-it nuk do te mungojne as veprat qe i perkasin repertorit operistik boteror, "Toska" e Pucinit e cila ringjitet pas kater vitesh ne skene, baleti "Silfide", si dhe koncerte e mbremje perkujtimore ne kuadrin e 100-vjetorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›