E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat part-ime, miratohen 4 665 kuota dhe tarifat

Plot 4665 studente te sapodiplomuar do te mund te nisin studimet "Master profesional", me kohe te pjesshme per vitin e ri akademik 2012-2013. Sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, nje rendesi u eshte dhene edhe kategorive te caktuara sociale, por edhe studenteve nga trojet shqiptare, jashte kufijve te Shqiperise. Keshtu, kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit "Master profesional", me kohe te pjesshme, per kandidatet brenda territorit te vendit jane 4 075, per shqiptaret jashte kufijve, jane parashikuar 200 kuota, per transferimin e studimeve jane parashikuar 100 kuota, por kete vlere kuote do te kene edhe masterat per programe te dyta studimi. Nderkaq, per shtetasit e huaj jane parashikuar 50 kuota, per personat qe nuk shikojne 20 kuota, per romet dhe ballkano - egjiptianet 20 kuota, si dhe per ish te perndjekurit politike, jane miratuar 100 kuota per "Master profesional" me kohe te pjesshme, ose sic njihet rendom, part-time. Sipas vendimit, kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te dyte "Master profesional", te cilat ndahen ndermjet kandidateve shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit nga: Republika e Kosoves, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, jane te shperndara sipas degeve te ndryshme ne menyre te detajuar. Kandidatet nga Republika e Kosoves, nga Republika e Maqedonise, nga Republika e Malit te Zi dhe nga Prefektura e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes aplikojne direkt ne institucionet publike te arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise. Rishperndarja e kuotave te paplotesuara kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, duke marre parasysh edhe kerkesat e IAL-ve publike. Kuotat e pranimit per shtetasit e huaj, qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise, ne ciklin e dyte te studimeve "Master profesional", me kohe te pjesshme, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, sipas marreveshjeve dy - apo shumepaleshe ndermjet vendeve. Sa u perket kuotave per kategori te ndryshme sociale, ato shperndahen ne baze te listes se miratuar nga shoqatat kombetare perkatese, qe i perfaqesojne. Cdo program studimi i ciklit te dyte "Master profesional", me kohe te pjesshme, funksionon ne vitin e pare per vitin akademik 2012 - 2013, ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente. Ndersa institucionet publike te arsimit te larte percaktojne kriteret e pranimit te kandidateve dhe i bejne publike paraprakisht. Pagesa e tarifes behet me keste te percaktuara nga institucioni i arsimit te larte. Studentet, te cilet nuk e kane perfunduar ende programin perkates, pas perfundimit te kohezgjatjes normale te programit te studimit, paguajne vetem tarifen per kredit te lendeve te prapambetura.

Cilat kategori perfitojne reduktim te tarifes se shkollimit

Kandidatet qe do te fitojne te drejten ne nje program studimi te ciklit te dyte, "Master profesional", me kohe te pjesshme, ne institucionet publike te arsimit te larte, ne vitin akademik 2012 - 2013, dhe qe u perkasin shtresave sociale, si: persona qe nuk shikojne dhe nuk degjojne, invalide, invalide te punes dhe femijet e tyre, paraplegjike dhe tetraplegjike, femije qe gezojne statusin ligjor te jetimit, femije rome, ballkano - egjiptiane apo femije te policeve dhe ushtarakeve e rene per shkak te detyres, si dhe te ish te perndjekurve politike, paguajne nje kuote, ne masen 50 per qind te tarifes se shkollimit. Shtetasit e huaj, qe do te vazhdojne studimet e ciklit te dyte "Master profesional", me kohe te pjesshme, ne institucionet publike te arsimit te larte, i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi si shtetasit shqiptare, me perjashtim te rasteve kur me marreveshje ndershteterore eshte parashikuar ndryshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›