Korçë, aksidentuan një 69-vjeçar, arrestohen

Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Shefik Musa, 22-vjeç, banues në fshatin Macurisht të Devollit, drejtues i mjetit tip “Honda”, teksa po ndiqet penalisht në gjendje të lirë shtetasi A.A., 22-vjeç, pasagjer në këtë automjet.
Dyshohet se ata janë autor të aksidentit të ndodhur dy net më parë në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatin Tren, ku humbi jetën Myrteza Bylykbashi 69-vjeç, banues ne fshatin Vranisht-Devoll, i cili drejtonte një karroce që tërhiqej me kafshë pune dhe nga dëmtimet e marra ndërroi jetë. Tre janë veprat penale me të cilën do të ndiqen penalisht dy të rinjtë.
Drejtuesi i mjetit, do të akuzohet për konsumuara janë “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i ngjarjes”, ndërsa shoku i tij për “Mos kallëzim krimi”. Materialet hetimore do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-09-19 10:39