E Diel, 1 Nëntor 2026

Infarkti, 600 vdekje cdo vit vetem ne Tirane Sonila Isaku

Rreth 2 persona ne dite, ose e thene ndryshe 500 deri ne 600 raste ne vit, humbin jeten ne kryeqytet per shkak te infarktit ne zemer. Ky fakt eshte pohuar nga mjeku kardiolog, Sokol Myftiu, i cili ka pranuar se gjate viteve te fundit rastet e infarkteve kane pesuar nje rritje ne numer, por edhe ulje te moshes se personave, te cilet kane humbur jeten. "Stresi, dietat, diabeti, pesha jane nder faktoret kryesore, qe shkaktojne infarktin dhe parainfarktin. Parainfarkti dhe infarkti jane dy stade te se njejtes semundje. Te dyja keto shkaktohen nga bllokimi i arteries qe furnizon pjesen e muskulit, qe preket nga infarkti dhe parainfarkti. Ne gjuhen mjekesore, kjo quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasine e duhur te gjakut dhe te oksigjenit. Nese ky parainfarkt nderpritet per nje periudhe kohe nga 30 minuta deri ne 2 ore, dhe i semuri drejtohet tek mjeku, mund te shmanget ky problem. Ne rastet kur nuk jepet ndihma mjekesore brenda ketij intervali kohor, atehere kjo ishemi ose parainfarkt do te kaloje drejt infarktit", - ka pohuar mjeku kardiolog, Sokol Myftiu. Sipas tij, ulja e moshes tek personat qe kalojne parainfarkt dhe infarkt ka nje sere faktoresh favorizues. Keshtu, perdorimi i alkoolit dhe duhanit qe ne moshe te re, ushqyerja me produkte, te cilat permbajne shume kalori, stresi dhe problemet e tjera sociale, apo edhe perjetimi i emocioneve te forta jane nder faktoret kryesore te semundjes. "Disa nga keta faktore, nese kane nje gershetim me njeri-tjetrin atehere semundja eshte me evidente duke mos llogaritur ne keto raste moshen", - ka pohuar specialisti. Sipas tij, si mosha, ashtu edhe seksi jane faktore qe ndikojne ne parainfarkt. Keshtu burrat jane me te prirur ne krahasim me grate. "Nga studimet e kryera ka rezultuar se raporti burre-grua nga infarktet eshte dy me nje. Kurse per sa u perket moshave te prekurit nga infarkti jane pergjithesisht mbi 45 vjec. Por gjate viteve te fundit vihet re nje tendence uljeje dhe semundja shfaqet ne mosha me te reja. Kurse tek grate ne kete moshe nuk ka shenja te parainfarktit, por semundja fillon te shfaqet kryesisht me fillimin e menopauses", - thekson kardiologu i QSUT-se. Por, sipas tij, problem tek femrat mbeten rastet e anoreksise dhe kur ato kane humbur shume shpejt peshen e trupit mund te lajmerohen probleme me zemren, me rrezik per jeten. Per sa i perket simptomave, infarkti nuk eshte nje semundje qe zhvillohet shpejt, por fillon prej kohesh, prej vitesh dhe ne nje moment te caktuar shfaqet. Shenjat e para jane dhimbje gjate ecjes, te cilat vijne duke u shtuar. Keto shenja lajmerojne per te kryer kontrolle dhe t'i paraprije semundjes. Por ka edhe raste te tilla, kur shenja e pare e semundjes eshte direkt infarkti, ose edhe kur vdekja ndodh para infarktit, nga nje aritmi fatale qe mund te pesoje personi ne kohen kur fillon infarkti.

Kujdesi

Pacientet duhet te korrigjojne hipertensionin arterial, sheqerin ne trup, si dhe yndyrat. Po keshtu edhe pesha e trupit duhet te jete normale, si dhe keshillohet nje diete mesdhetare, e perbere me prodhime deti, me vaj ulliri dhe me drithera, si dhe me nje gote vere te kuqe ne dreke, si antioksidant.

Parainfarkti

Nje person mund te kaloje disa here nje parainfarkt, nderkohe qe nje here te vetme, ai mund te jete shume me i forte, aq sa per te marre jeten e njeriut. Ndersa infarkti eshte fatal, ndaj duhen te njihen simptomat fillestare, me te cilat ai shfaqet, per t'iu drejtuar mjekut kardiolog.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›