E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uejn Runi thumbon sërish skuadrën e Çelsit

Mançester - Futbollisti i Mançesterit, Uejn Runi, nuk lë pa thumbuar as këtë herë skuadrën e Çelsit, e cila nuk arriti të kualifikohej mbrëmë për në finalen e Ligës së Kampioneve. Sipas Runit, paratë e Abramoviçit nuk bëjnë më efekt, pasi ato nuk janë gjithçka për të arritur suksesin.

“Kur Roman Abramoviçi erdhi tek Çelsi dhe investoi shumë, neve na u duk e vështirë për t'i mposhtur. Por, fatmirësisht ne ia dolëm mbanë për tri vite", deklaron Uejn Runi për “The Daily Star”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›