E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Kejsi Stoner pole-position në Valencia

VALENCIA- Kejsi Stoner me Dukatin tregoi edhe njëherë formën e tij të shkëlqyer, duke marrë pole-positionin në Çmimin e Madh të Valencias, i fundit për këtë sezon të Moto Grand Pri. Piloti australian, i cili këtë sezon mungoi 3 gara për shkak të një sëmundje misterioze, mundi të lërë pas Dani Pedrozën me Hondën dhe spanjollin nën kampion bote Horge Lorenco. Në Valencia gjithsesi synimi i pilotëve duket më shumë për të dhënë spektakël në këtë fund kampionati, duke qenë se shumë gjëra tashmë janë vendosur përsa i përket vendeve të para. Valentino Rosi do të zbresë të dielën në pistë si kampion bote për të dytin vit radhazi dhe për herë të nëntë në karrierën e tij. Kejsi Stoner ndodhet në vend të tretë me 220 pikë, 25 më pak se Horge Lorenco, por edhe matematika nuk lejon që ai të bëjë ndonjë përmbysje në garën e Valencias. Moto Grand Pri i këtij sezoni përfundon ditën e dielë. Kampionati i këtij viti ka qenë gjithnjë një duel brenda skuderisë Jamaha, mes Valentino Rosin e Horge Lorencon që zunë dy vendet e para.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›