E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sony”, një film për Steve Jobs

Jeta e vizionarit Steve Jobs (Stiv Xhobs) do të portretizohet shumë shpejt në një film. Është kompania “Sony”, e cila ka në dorë skenarin dhe ka bërë gjithçka gati për të nisur sa më shpejt xhirimet mbi jetën e themeluesit të Apple, vizionarit Steve Jobs. Filmi do të bazohet mbi një biografi të autorizuar nga vetë Jobs përpara se të ndërronte jetë, ndërsa pritet që familjarët të paguhen rreth një milion dollarë, për të autorizuar fillimin e xhirimeve. Steve Xhobs gjithmonë do të jetë i njohur si njeriu që e bëri teknologjinë të lehtë për t'u përdorur nga të gjithë, jo vetëm nga ekspertët. Ai ishte një ikonë e teknologjisë në botën e kompjuterëve personal. Pjesë e skenarit është dhe beteja e tij e gjatë me kancerin e pankreasit që nga viti 2003 dhe një transplantimi të mëlçisë në vitin 2009, që sollën edhe vdekjen pak ditë më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›