Percillet ne lot, ish-deputeti Leke Cukaj
SHKODER- Shkodra ne zi, percjelle me nderime ish-deputetin Leke Cukaj, i cili humbi jeten me 20 dhjetor ne nje aksident tragjik ne aksin Tirane-Fushe-Kruje, pas perplasjeve te dy makinave. Familjare, miq, te aferm dhe deputete te Kuvendit, te majte dhe te djathte, kane bere dje ne oren 11:00 homazhe para trupit te te ndjerit, ne prefekturen e Shkodres. Merrnin pjese te gjithe deputetet e Qarkut te Shkodres dhe nga kryesia e Partise Socialiste, pjese e te ciles ka qene ne dy legjislatura 60-vjecari Cukaj, ishin Gramoz Ruci, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Blendi Klosi, Ermelinda Meksi dhe Arben Malaj. Homazhet kane vazhduar deri pas ores 12:00 dhe me tej, arkivoli me trupin e ish-deputetit u nis ne drejtim te fshatit Dedaj, komuna e Shkrelit, qe eshte dhe vendlindja e te ndjerit, ku prehen dhe pjesetare te tjere te familjes. Ceremonia mortore eshte zhvilluar rreth ores 13:00 sic dhe ishte percaktuar nga familjaret, ndersa shtyrja e ceremonise me nje dite, u be per shkak te largesise se nje pjese te te afermeve. Mbremjen e se dieles, ish-deputeti ne dy legjislatura ishte nisur drejt Tiranes per te qendruar me dy vajzat e tij, te cilat studiojne dhe banojne ne kryeqytet. Rreth ores 20:30 makina qe drejtohej nga Cukaj eshte perplasur me nje mjet tjeter ne aksin Tirane-Fushe Kruje. I ndjeri ka qene deputet ne legjislaturat 1997-2001 dhe 2001-2005. Ne kater vitet e fundit ka qene aktiv ne politike, pjese e Partise Socialiste dhe me pas PSV '91. Familjen e ngushelluan edhe Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kryesocialisti Edi Rama.
Aksidenti
Ne aksident mbeti i vdekur dhe drejtuesi i makines tjeter "Benz", Hasan Guci 58-vjec, ndersa eshte plagosur bashkeshortja e tij. Perplasja ka qene fatale per dy drejtuesit e autoveturave, kurse si shkak eshte percaktuar shpejtesia e madhe, erresira ne rruge, lageshtia dhe nje perpjekje per parakalim.