Grabitet dhe plagoset kambisti, maskat e mbyllin ne bagazh
Berat- Persona te armatosur dhe te maskuar, kane grabitur dhe me pas masakruar me qyte pistolete kambistin 43-vjecar, duke u zhdukur pa asnje gjurme nga vendngjarja. Krimi ka ndodhur rreth ores 06:30 te mengjesit te djeshem ne lagjen "30 Vjetori" te qytetit te Beratit, pak metra larg stadiumit, kur Besim Guri po dilte nga shtepia per te marre makinen ne garazh dhe udhetuar drejt Ures Vajgurore, ku zoteronte nje dyqan te shkembimit te valutes. Pas e kane masakruar, autoret, qe dyshohet se kane qene tre persona sipas deshmise te te mbijetuarit, e kane futur ne bagazhin e makines dhe me pas jane larguar duke marre 80 mije leke dhe celesat e mjetit.
Babai i dy femijeve nuk ka pasur asnje mundesi te kerkonte ndihme, pasi ndodhej pa ndjenja ne mjet dhe vetem shqetesimi i familjareve pse ai nuk po e nxirrte makinen "Benz" nga garazhi, ka bere qe ata te zbresin dhe te kontrollojne ne katin e pare. Nuk e kane gjetur aty, ndersa pertoke dalluan pikat e gjakut, duke njoftuar uniformat blu, pasi dyshonin per nje rrembim. Forca te shumta policie mberriten ne vendngjarje dhe gjate verifikimeve te kryera kane menduar te hapin bagazhin e makines. Me ane te nje leve ata kane demtuar kapakun duke gjetur pa ndjenja brenda bagazhit 43-vjecarin qe e kane derguar menjehere ne spitalin e Beratit per mjekim.
"Kur po hapja deren e makines pashe se u rrethova nga tre persona te maskuar qe dolen nga zona me shkurre dhe ishin te armatosur. U thashe cfare kerkonin, duke u zgjatur parate qe kisha, 80 mije leke. Por si duket te pakenaqur ata me goditen ne koke dhe trup me qyte pistolete dhe rashe pa ndjenja. Me pas me kane futur ne bagazh te makines, por une nuk kam ndjere me asgje", ka rrefyer kambisti ngjarjen e ndodhur te dera e shtepise se tij. Mjeket thane se i plagosuri gjendet jashte rrezikut per jeten, me carje ne koke dhe trup dhe hematoma te shumta. Policia nisi kerkimet ne disa lagje, duke bere edhe shoqerimin e te rinjve te dyshuar, po per shkak se 43-vjecari nuk ka dalluar fytyrat e tyre, identifikimi eshte i veshtire. Dyshohet se autoret e kane ndjekur prej disa ditesh kambistin dhe studiuar levizjet e tij, duke gjetur si moment te pershtatshem sulmin gjate kohes qe dilte per pune. I demtuari ka rrefyer se nuk kishte konflikte me persona te tjere, duke bere qe grupi hetimor te perqendrohet te akuza e grabitjes se armatosur me dhune, me pasoje plagosjen.