E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percillet per ne banesen e fundit inspektori Lena SHKB heton ngjarjen e rende

Pas ceremonialit zyrtar te organizuar ne ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, eshte percjelle per ne banesen e fundit  inspektorit Lena, i cili humbi jetën në krye të detyrës. Familjarë, të afërm, kolegë, miq, drejtues të lartë të Policisë dhe politikës i dhane lamtumirën e fundit, inspektorit që humbi jetën natën e së shtunës në Kamëz.  
“Inspektor i shkëlqyer i forcave tona të rendit, prind shembullor, qytetar i mrekuellueshëm. Lutem së bashku me ta që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. Sikundër kam besimin më të madh se ligji do të japë përgjigjen më të merituar ndaj këtij akti kriminal, të rëndë. Uroj që shoku i tij, inspektori Preng Lleshi, i cili ëhstë në gjendje të rëndë të përmirësohet, të shërohet. Shpreh në emër të qeverisë mbështetjen më të fuqishme ndaj forcave të rendit ndaj efektiva të Policisë së Shtetit. Shpreh bindjen se asgjë nuk do t’i ulë ato në përmbushjen e detyrës dhe të misionit. Edhe njëherë: Ngushëllime”, u shpreh kryeministri Berisha pas homazheve që zhvilloi në nderim të efektivit Lena. 

SHKB nis hetimet për reagimin e postbllokut
Policia e Shtetit nis procedurat për shpalljen dëshmor i Atdheut për inspektorin e rendit në Komisariatin e Policisë së Kamzës, Selman Lena.  Në orën 13:00 do të ketë edhe një ceremoni homazhesh në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.  43-vjeçari baba i tre vajzave ishte vendosur postbllok për verifikimin dhe ndalimin e personave të dyshuar, por në rastin e aksidentit të Lenës dhe një kolegu të tij që ndodhet me plagë të rënda në spitalin ushtarak kjo nuk ka funksionuar.
Ngjarja pritet të jetë objekt hetimi i SHKB-së për reagimin e postbllokut, pasi është rasti I tretë në Tiranë brenda 3 viteve, që në postbllokun e policisë vriten apo plagosen policë dhe autori largohet nga vendi i ngjarjes pa patur asnjë reagim nga pjesëtarët e tjerë të postbllokut. 
Aksidenti i rëndë në Kamëz, policia arreston autorin Edmir Koleci
Një efektiv i policisë së rendit ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur kur një automjet tip “BMW X6” i  ka përplasur në një pikë kontrolli.  Ngjarja ka ndodhur rreth mesnate në segmentin që lidh Institututin Bujqësor me Kamzën, pranë vendit që njihet si Kthesa e Bathores. 

Sipas policisë, Selman Mena, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në spitalin ushtarak, ndërsa kolegu i tij ndodhej jashtë rrezikut Policia fillimisht gjeti mjetin me targa të huaja në oborrin e banesës së autorit Edmir Koleci, në zonën e Frutikulturës në Kamëz.  Disa orë më vonë është arrestuar në afërsi të Durrësit, Koleci.  Ky i fundit ka deklaruar se nuk i ka parë policët e postbllokut dhe se ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ka hedhur dyshime për praninë e sendeve të ndaluara në mjet në momentin kur ka hasur pikën e kontrollit dhe kjo sipas burimeve ka bërë që drejtuesi të mos ndalë por të marrë përpara policët e patrullës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›