E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, 48 mijë dollarë për protestë të paligjshme

Policia ruse duke arrestuar një protestues

Rusi Parlamenti ka miratuar një ligj që shumëfishon gjobën për protestat pa leje. Deputetët miratuan ligjin me 236 vota pro dhe 207 kundër.

Tani organizuesit e protestave mund të gjobiten deri në 48 mijë dollarë për grumbullim të paligjshëm.

Ligji është kritikuar gjerësisht si pengesë për lirinë e të shprehurit. Kreu i opozitës, Sergei Mironov, tha se ligji nuk do të mund tia mbyllë gojën njerëzve.

Një masë e tillë është marrë për të penguar organizimin e protestave të pa ligjshme të cilat janë përsëritur shpesh kohët e fundit në Moskë. /BBC/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›