Preshevë, homazh për tragjedinë e Himarës

Godina e Komunës së Preshevës

Qirinj dhe trendafila për viktimat e tragjedisë së Himarës
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë sensibilizuar në nder të viktimave të tragjedisë së Himarës. Qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur trëndafila tek Komuna e Preshëvës.
Në shenjë solidariteti Në nderim të Viktimave të Tragjedisë së Himarës, Lugina është me Ju ishte vendosur slogani nga aktivistët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut.
Në këto momente mendja dhe zemrat tona janë tek familjet e viktimave, të cilave iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, si dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve, tha Enkel Rexhepi aktivistë i KDNJ-së në Preshevë. /F.S/