E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varferia, veteflijohet Kutrolli

Daniela Zisi

DEVOLL - Nje bari, qe jetonte ne nje kasolle bagetish i dha fund jetes, per shkak te gjendjes se dobet ekonomike dhe ndarjes nga bashkeshortja. Ai eshte veteflijuar duke kryer vetevarje ne banesen e tij. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Kapshtice, kur 58-vjecari Nexhat Kutrolli, ka vendosur t'i jape fund vuajtjeve pas divorcit nje vit me pare me bashkeshorten dhe varferise se tejskajshme. Banori i fshatit Kapshtice ne rrethin e Devollit, eshte gjetur i vetevarur me litar ne kasollen ku jetonte. Viktima punonte si coban me bageti, ndersa jetonte ne kushte shume te keqija ne nje kasolle, larg fshatit te tij. Kushtet e veshtira ekonomike, si dhe jeta e vetmuar, kane cuar drejt fundit Nexhat Kutrollin, tha gjate dites se djeshme policia.

Nuk e ka perballuar dot divorcin me bashkeshorten si dhe jeten e veshtire, thane gjate dites se djeshme burimet zyrtare nga Policia e Korces. Keta te fundit thane se, keto jane shkaqet qe e kane cuar, t'i jape fund jetes duke u vetevarur. Te njejtat burime bejne te ditur se 58-vjecari, Nexhat Kutrolli nga fshati Kapshtice ne rrethin e Devollit, eshte gjetur i vetevarur ne banesen e tij. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur mengjesin e nje dite me pare. Kane qene te afermit e tij, te cilet kane njoftuar uniformat e policise lokale te cilat bene dhe konstatimin si dhe shkaqet e vdekjes. Policia sqaron se 58-vjecari Kutrolli, ishte vetevarur me nje litar me material lini. Te afermit e pyetur nga hetuesit, kane deklaruar se Kutrolli nuk vuante nga ndonje semundje mendore dhe ata nuk ishin ne dijeni te ndonje konflikti, qe ai te kete pasur me persona te tjere.

Sipas tyre Kutrolli, problemin me te madh, kishte divorcin e bere nje vit me pare. Per shkak te moshes si dhe opinionit, ai e vuante shume ndarjen nga bashkeshortja. Madje te aferm te tij kane sqaruar policine se i vetem 58-vjecari, jetonte ne kushte shume te veshtira ekonomike. Sipas policise, ia jetonte duke u marre me bageti dhe duke shitur ate pak bylmet qe mblidhte. Madje ai nuk mbante dot as veten e tij. Duke luftuar per ekzistencen e perditshme, e mbante frymen gjalle duke mbledhur dhe kanace dhe me parate qe nxirrte nga shitja e tyre, blinte ushqim. Por duket se 58-vjecarit i ishte merzitur kjo jete e veshtire deri ne ekstrem dhe ndermori aktin fatal duke i dhene fund jetes. E dy dite me pare eshte gjetur i vetevarur ne banesen ku jetonte, larg fshatit te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›