Metodika e llogaritjes se qirave te banesave sociale
Anilejda Shembitraku
Gazeta Albania publikon sot udhezimin e plote mbi metodiken e llogaritjes se mases se qirase per rastet kur banesat sociale me qira financohen nga buxheti i shtetit ose ai i bashkive apo komunave. Ne kete udhezim jepet e detajuar formula e llogaritjes se qirase nisur nga shume faktore te rendesishem nje nder te cilet eshte edhe kostoja e ndertimit. Kostoja e ndertimit perfshin vleren e investimit per ndertimin vleren e plote te projektit teknik koston e blerjes se tokes kur ajo nuk eshte prone e bashkise vleren e investimit per lirimin e sheshit te ndertimit vleren e mbikeqyrjes se punimeve taksat tatimet dhe tarifat e aplikueshme gjate ndertimit te objektit kostot e menaxhimit te zbatimit te projektit kostot per kolaudimin dhe tarifen e regjistrimit te prones ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ZRPP.
Perfituesit
Nga banesat sociale me qira te ulet perfitojne individet ose familjet qe nuk kane perfituar nga privatizimi i banesave ne vitin 1992 grate e veja ose te divorcuara familjet njeprinderore qe kane ne ngarkim femije te moshuar qe kane mbushur moshen e pensionit dhe qe nuk perzgjidhen per tu strehuar ne azil individet me aftesi te kufizuar si paraplegjike ose tetraplegjike familjet me shume femije ciftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjec individet me statusin e jetimit deri ne moshen 30 vjec.
Kriteret
Ata qe do te perzgjidhen duhet te dorezojne nje dosje te plote me dokumente prane minibashkive. Dosje qe do te permbaje qe nga certifikatat personale te aplikuesit ajo e trungut familjar vertetimin per vendbanimin per te ardhurat neto te familjes dokumentacionin perkates per punen qe kryen aplikanti dhe te gjithe anetaret e tjere te familjes dhe gjithcka tjeter qe verteton statusin dhe gjendjen ku banon i interesuari. Familjet qe do te klasifikohen per te perfituar nga banesat me qira te ulet do te miratohen me vendim te keshillave bashkiake. Familjet qe do te perfitojne do te jene ato qe nuk kane ne pronesi nje banese zoterojne siperfaqe banimi nen normat e strehimit te percaktuara per ate kategori sociale dhe ekonomike ku bejne pjese keto familje ose kane mbetur te pastreha si rezultat i fatkeqesive natyrore.
Qiraja
Jo me shume se 25 e te ardhurave mujore
Do te perfitojne banesa me qira te ulet vetem ato familje qe kane te ardhura te pamjaftueshme. Familjet qe do te perfitojne nga banesat me qira te ulet do te paguajne si qira jo me shume se 25 te te ardhurave mujore. Kufiri minimal i te ardhurave te familjes do te llogaritet mbi bazen e nje formule ku perfshihet kostoja e baneses e cila perafersisht perllogaritet ne shumen 2.5 milione leke dhe te te ardhurave minimale te familjes ne shumen 17 000 leke e cila ne kete rast perfiton subvencionim te qirase. Kufiri maksimal i pages per te pastrehet qe perfitojne nga banesat me qira te ulet dhe qe subvencionohen nga shteti perllogaritet ne rreth 35 000 - 40 000 leke ne muaj.
Udhezimi
Per metodiken e llogaritjes se mases se qirase kur banesat sociale me qira financohen nga buxheti i bashkive apo nga kombinimi i te dyjave
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te pikes 1 te nenit 11 te Ligjit Nr. 9232 date 13.5.2004 Per programet sociale per strehimin e banoreve te zonave urbane te ndryshuar me propozimin e ministrit te Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Keshilli i Ministrave vendosi
1. Per llogaritjen e mases se qirase per banesat sociale me qira qe sigurohen nepermjet ndertimit te banesave te reja ne koston e ndertimit perfshihen te gjitha shpenzimet e kryera per ndertimin e nderteses se banimit si
a vlera e investimit per ndertimin e nderteses
b vlera e plote e projektit teknik
c kostoja e blerjes se tokes kur ajo nuk eshte prone e bashkise
c vlera e investimit per lirimin e sheshit te ndertimit
d vlera e mbikeqyrjes se punimeve
dh taksat tatimet dhe tarifat e aplikueshme gjate ndertimit te objektit
e kostot e menaxhimit te zbatimit te projektit
e kostot per kolaudimin dhe tarifen e regjistrimit te prones ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ZRPP.
2. Ne koston e ndertimit nuk perfshihen
a vlera e truallit kur investimi eshte bere ne truall prone e bashkise
b investimet per lidhjen me rrjetin kryesor te infrastruktures si ujesjelles kanalizime telefoni energji elektrike
c vlera e investimit per katet e para kur keto nuk jane te parashikuara per banesa sociale
c taksat tatimet dhe tarifat vendore te cilat per projektin ne fjale mund te jene konsideruar si kontribut i bashkise.
3. Per banesat sociale qe blihen ne treg masa e qirase llogaritet ne baze te vleres se blerjes se baneses ne treg. Ne kete vlere perfshihen
a vlera e investimit per blerjen e baneses
b shpenzimet per riparime
c shpenzimet administrative te kryera per blerjen e baneses
c kostoja per regjistrimin e prones ne ZRPP
d taksat dhe tarifat e aplikueshme
dh cdo shpenzim tjeter i paparashikuar.
4. Shumatorja e te dhenave sipas pikave 1 e 2 te ketij vendimi pjesetuar ne menyre proporcionale per cdo njesi banimi sipas perqindjes qe ze siperfaqja e cdo apartamenti ndaj siperfaqes se pergjithshme te ndertimit te objektit te banimit perdoret per llogaritjen e nivelit maksimal te qirase sipas formules dhene ne aneksin A qe i bashkelidhet Ligjit Nr. 9232 date 13.5.2004 te ndryshuar.
5. Per llogaritjen e nivelit maksimal te qirase sipas pikave 4 e 6 te ketij vendimi jepet shembulli.
6. E njejta procedure sipas pikes 5 te ketij vendimi ndiqet edhe per llogaritjen e qirase per objekte te dala jashte funksionit te transformuara ne banesa sociale.
Ne kete rast llogaritja e kostos behet ne baze te
a vleres kontabel te objektit
b kostove te investimit per transformimin ne banese sociale
c tarifes per regjistrimin e pasurise.
7. Ne rastin kur ne katet e para te objektit te ndertuar jane parashikuar mjedise sherbimi qiraja e tyre ne varesi te destinacionit percaktohet sipas nivelit te qirave te objekteve te ngjashme ne treg.
8. Niveli minimal i qirase llogaritet sa 50 per qind e nivelit maksimal te qirase. Per familjet sipas shkronjave d e f te nenit 5 te Ligjit Nr. 9232 date 13.5.2004 te ndryshuar niveli minimal i qirase llogaritet sa 25 per qind e qirase maksimale.
9. Per cdo objekt te ri qe ndertohet apo blihet ne treg masa e qirase llogaritet vetem nje here dhe miratohet me vendim te keshillit bashkiak. Ky nivel qiraje perdoret deri ne fund te muajit janar te vitit pasardhes. Cdo vit niveli i qirase se miratuar nga keshilli bashkiak shumezohet me indeksin e cmimeve te konsumit dhe miratohet nga keshilli bashkiak. Kur ne objekt jane kryer investime per riparime apo rinesime qe nuk bejne pjese ne mirembajtjen rutine kostot e investimit i shtohen kostos aktuale te baneses. Me kosto aktuale ne kuptim te ketij vendimi nenkuptohet kostoja fillestare e shumezuar cdo vit me indeksin e cmimeve te konsumit.
10. Per cdo njesi banimi zyrat perkatese ne bashki mbajne evidenca te plota sipas formularit tip me shpjegimet perkatese qe i bashkelidhen ketij vendimi.
11. Te ardhurat qe mblidhen nga qirate derdhen ne llogari te vecante. Keshilli bashkiak vendos per te celur nje llogari te vecante ne nje banke te nivelit te dyte ose ne degen e thesarit duke percaktuar per cdo rast pergjegjesite e entit menaxhues dhe te strukturave perkatese ne bashki per menyren e perdorimit te raportimit e te kontrollit te perdorimit te ketyre te ardhurave.
12. Ngarkohen organet e qeverisjes vendore per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Formulari
Bashkia
Siperfaqja totale e ndertimit
Nr. i prones
Siperfaqja totale e banimit m2
Enti menaxhues
Kostoja totale e ndertimit lek
Personi pergjegjes i baskise
Kosto per njesi per llogaritjen e qirase lek/m2
Adresa e objektit
Percaktimi i qirase
Viti
Kodi i finances Nr.
Tipi i apartamentit
Siperfaqja e ndertimit qe i korrespondon apartamentitm2 Madhesia e familjes te rritur -femije
Qiraja mujore maksimalelek
Te ardhurat neto te familjeslek
Qiraja mujore aktuale lek
Masa mujore e subvencionit
SHEMBULL
Llogaritja e qirase
Kostoja e pergjithshme e ndertimit sipas pikes 1 te ketij vendimi K = 95155001.00 leke b Siperfaqja e pergjithshme e ndertimit S = 3370 m2 c Siperfaqja e apartamentit tip 1 S1 = 55.25 m2 c Perqindja qe ze siperfaqja e apartamentit ndaj totalit P = 55.25/3370 = 1.63 d Kostoja e apartamentit tip 1 Ks1 = a x d = 95155001 x 1.63 = 1522480 leke dh Qiraja mujore maksimale Q = Ksl x 0.04 = Lek 5170.0012
13 Tetor 2010