Përdhunohet në grup turistja zviceriane

Policia në Indi po heton përdhunimin në grup të një turisteje zviceriane.
Mësohet se një çift zvicerian po pushonin në një tendë kampingu pranë një pylli në distriktin Datia. Ata u sulmuan teksa flinte gjumë.
Forcat e rendit kanë arrestuar deri tani 13 persona. Ngjarja ndodh në një moment kur vendi është ende i tronditur nga një seri dhunimesh të ngjashme të ndodhura së fundmi, të cilat nuk kanë kursyer as të miturat.
Më herët gjatë këtij muaji, një nga të dyshuarit për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje në Delhi vrau veten në burgun, ku po vuante dënimin./Indeksonline/