E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunoi turisten çeke, pranga të dënuarit me 8 vite burg

Në pranga ra shtetasi në kërkim Maljan Mecolli (Marjon Kolami) 24-vjeç lindur dhe banues në fshatin Zvezde të rrethit të Korçës.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës me 8 vjet burg për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me tëe rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

24-vjeçari në bashkëpunim dhe me shtetasin Redion Terolli (i cili vuan dënimin në burg) ne dt 30.07.2006 ne aksin rrugor Zvezde-Liqenas kanë vjedhur me dhunë shtetasit me kombësi çeke, Robert Tropek dhe shtetasen me iniciale A.K si dhe kane kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-31 12:11
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›