E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Afrikës së Jugut: Gadafi gati për armëpushim

Zuma, i cili u takua dje me Gadafin në një vend të paditur, listoi gjithashtu kushtet e vendosura nga lideri i sulmuar në mënyrë që kjo tentativë armëpushimi të mos dështojë si tentativat e mëparshme.

Jakob Zuma tha se Gadafi ishte gati të pranonte iniciativën e Unionit Afrikan për një armëpushim që do t’i jepte fund të gjitha luftimeve, përfshirë sulmet ajrore të NATO-s.

Zuma shtoi se Gadafi ngul këmbë që “libianëve duhet tu jepet shansi të flasin me njëri-tjetrin” që të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Ndërkohë, kryengritësit nuk humbën kohë dhe refuzuan me shpejtësi ofertën për armëpushim.
Presidenti Zuma nuk tha nëse Gadafi ishte Gati të linte pushtetin, kërkesë kyçe kjo e kryengritësve./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-31 10:17
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›