Përdhunon fëmijën 6 vjeç, arrestohet 23-vjeçari
10/06/2010 Fëmija po i çonte bukë të atit, e mashtroi. Në pranga dhe një mjek, nuk denoncoi
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Shushicë të rrethit të Elbasanit. Një i mitur është përballur me dhunën seksuale të një 23- vjeçari teksa po shkonte tek i ati për ti dërguar drekën. Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë, por vetëm dje policia ka verifikuar denoncimin dhe ka arrestuar të riun 23 vjeç me inicialet M.D nën akuzën dhunë seksuale mbi një të mitur.
Ngjarja
Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth një javë më parë në mesditë kur djali gjashtë vjeç ka qenë duke i dërguar ushqimin të atit teksa ky i fundit punonte si usta në fshatin Shushicë. Ndërsa fëmija ka qenë rrugës duke ecur, ka kaluar 23-vjeçari me një karrocë kali dhe i ka thënë se do ta çonte tek i ati dhe që të shkonte me të. Fëmija ka pranuar të ngjitet në karrocë, por në një moment i riu ka ndryshuar drejtim dhe ka shkuar në zonën e Shkumbinit mes shkurreve. Atje e ka lidhur fëmijën, e ka keqtrajtuar e ka përdhunuar dhe në fund e ka kërcënuar se do ti vriste familjen nëse tregonte. Në këtë gjendje fëmija për disa ditë ka qëndruar në heshtje i tronditur dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm kur prindërit janë shqetësuar dhe e kanë pyetur me imtësi janë përballur me dëshminë tronditëse të përdhunimit. Menjëherë prindërit e fëmijës janë nisur drejt policisë ku edhe kanë dëshmuar me fjalët e fëmijës për atë që kishte ndodhur. Djali i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe janë verifikuar shenja dhune në trup që vërtetojnë dhunën seksuale dhe fizike. Menjëherë një grup agjentësh janë nisur drejt fshatit Shushicë ku edhe kanë bërë arrestimin e 23-vjeçarit banor në të njëjtin fshat ku jetonte fëmija. Menjëherë ai është sjellë në dhomat e paraburgimit në komisariat ku edhe është marrë në pyetje. Mësohet se gjatë pyetjeve 23-vjeçari ka refuzuar autorësinë e këtij rasti. Gjithsesi policia disponon prova të mjaftueshme dhe në dritën e tyre pritet që të ngrihet edhe akuza ndaj tij. Është rasti i parë i këtij lloji i regjistruar në Elbasan. Djali ka pësuar një tronditje të madhe psikologjike. Pritet që ai ti nënshtrohet një trajtimi me terapi nëpërmjet institucioneve të specializuara.
Është duke u verifikuar gjendja mendore e 23-vjeçarit që kreu krimin e përdhunimit. Sipas dëshmive, ai shfaqte probleme dhe nuk ishte i rregullt mendërisht. Gjithsesi kjo do të jetë një faze e dytë hetimesh nga Prokuroria deri në gjykimin e tij. Banorët kanë mbetur të tronditur nga kjo ngjarje e papranueshme dhe mjaft e rëndë. Ata kanë kërkuar që i riu të dënohet me sa fuqi ka ligji pasi nuk ka precedent për një gjë të tillë. Gjithashtu në vijim të kësaj ngjarjeje është bërë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Hoxha, mjek roje tek urgjenca ne spitalin kirurgjik Elbasan. Ky shtetas pasi ka bërë ekzaminimin dhe mjekimin të miturit me R.K, ku ka konstatuar se tek pacienti kishte shenja të marrëdhënieve seksuale ai nuk ka njoftuar organet kompetente policinë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Në lidhje me këtë ngjarje është bërë dokumentimi i plotë i saj ku është marrë masa e arrestit në burg, për M. D. nën akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ndërsa ndaj mjekut për moskallëzim të krimit, vepra penale të parashikuara nga nenet 100 e 300 të Kodit Penal.