E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monstra, seks për 1 vit me vajzën e tij

10/06/2010 Policia arreston shoferin 36-vjeçar që shfrynte epshet me vajzën 9 vjeçe

Denoncimi nga e shoqja “Kisha frikë se mos kapte edhe 2 fëmijët e tjerë”

TIRANË- Babai monstër u arrestua dje sepse për një vit me radhë kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 9-vjeçare. E para që e ka vënë re, por që shumë më vonë ka kryer denoncimin, ka qenë bashkëshortja. Ngjarja e hidhur ka ndodhur në Vaqar të Tiranës. Nëna e së miturës nuk e ka duruar më këtë veprim të të shoqit, i cili kishte mbi një vit që kryente marrëdhënie të shëmtuar incesti me vajzën e tij të madhe. Por duke pasur frikë nga i shoqi dhe opinioni fillimisht nuk ka mundur që të denoncojë të shoqin për këtë vepër makabër, që ai bënte me vajzën e tij. Por duke parë se këto vepra nuk kishin fund dhe nga frika se mos të njëjtën gjë e pësonte edhe vajza më e vogël, nuk ka duruar dot më duke e mposhtur frikën ajo kishte dhe të dëgjonte ndërgjegjen që po e gërryente dhe ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj. Ai është babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Dy fëmijët e tjerë janë më të vegjël se vajza me të cilën ai pati kryer marrëdhënie. G. Mullaymeri në punonte si shofer transporti pasi kishte një mjet që mbante zhavorr nga lumi në drejtim të banesave që e paguanin, ose për transporte të tjera. Kapja e personit në kërkim G. Mullaymeri, 39 vjeç, lindur e banues në Vaqar të Tiranës u realizua nga specialistët e seksionit Kundër Marrëdhënieve Seksuale me Dhunë. Po nga ky seksion ka ardhur edhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë. Mbasi ishte shpallur në kërkim ku akuzohej për konsumim të veprës penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura dhe në gjini” është gjetur dhe arrestuar në shtëpinë e tij. Ai nuk i ka rezistuar arrestimit, por është dorëzuar qetësisht. Burime nga policia e Tiranës shprehen se mbas ekspertizës që është bërë, është faktuar se babai monstër ka kryer marrëdhënie në gjini me vajzën e tij minorene. Menjëherë pasi është vërtetuar se G. Mullaymeri përdhunonte vajzën e tij 9-vjeçare gjykata i ka dhënë dënimin me burg pa afat.

A. Halili

Marrëzia në Itali, kunati bashkëpunëtor

Për 6 muaj vajza 21 vjeçe u

mbajt në dollap nga i shoqi

Për gjashtë muaj me radhë një vajzë 21 vjeçe nga Shqipëria është mbajtur e mbyllur në dollap nga burri dhe kunati i saj. Kjo gjendje jashtë çdo imagjinate njerëzore ka zgjatur deri në momentin kur ajo mundi ti çonte fjalë një murgeshe shqiptare. Kështu murgesha nga Shqipëria në fund të prillit lajmëroi me një e_mail kolegen e saj italiane. Nga ky moment murgesha e manastirit të Nulvit në Sasari njoftoi kompaninë e karabinierëve në Valledoria, të cilët menjëherë e shpëtuan grua e re shqiptare që mbahej e ndarë në një shtëpi në Budduso. Më pas ata bënë dhe arrestimin e burrit dhe një muaj më pas u kap edhe vëllai. Vajza i ishte nënshtruar dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti i saj dhe kunati. Zbulimi i madh erdhi pasi emailit që murgesha shqiptare i dërgoi motrës italiane. Pas leximit të mesazhit, në italishte jo shumë të saktë, por i kuptueshëm, ushtria ka zbuluar se ku ndodheshin shqiptarët. Kësisoj burri i saj Parparim Malaj, 26 vjeç u arrestua për akuzat e rrëmbimit, kërcënime, etj, teksa pak kohë më vonë u kap edhe kunati i saj Jetmir Malaj, 34 vjeç, i cili e kishte ndihmuar të vëllain në këtë krim kaq monstruoz dhe të padëgjuar këtyre kohërave moderne. Tashmë ata ndodhen të dy prapa hekurave, duke pritur dënimin.

M. Mullai

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›