Përdhunon fqinjën 14-vjeçare
DURRES - Një përdhunim me të mitur të moshës 14-vjeçare, ka ndodhur në “geton” e lagjes 8-të, të Durrësit. Pas një hezitimi disaditor e dëmtuara me inicialet A.K., ka marrë guximin ta denoncojë ngjarjen në polici. Me të dëgjuar rrëfimin e saj, policët kanë ndaluar Adem Meçen, 23 vjeç i martuar me dy fëmijë, si autorin e ngjarjes. Nga denoncimi ka rezultuar se ngjarja ndodhi pasditen e 16 shkurtit kur Meçe ka qenë i vetëm në banesë me shtetasen A.K. Sipas rrëfimit të vajzës, 23-vjeçari, duke e mashtruar se do martohej me të ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, por vajza e ka refuzuar. Duke përfituar nga pazotësia e saj ai i ka lidhur duart dhe e ka përdhunuar më pas. E dëmtuara është paraqitur në polici disa ditë më vonë nga ndodhja e ngjarjes dhe ka bërë kallëzimin saj. Duket se me kalimin e ditëve e përdhunuara ishte bindur plotësisht se Ademi nuk do ta ndante gruan e tij të parë për t’u martuar me të siç i kishte premtuar, ndaj vendosi ta denoncojë ngjarjen në polici. Si rezultat i punës së bërë nga Seksioni i Krimeve kundër Personit është bërë e mundur ndalimi i shtetasit Adem Meçe. o.u