Përditësohen exit poll-et në Izrael, partia e Netanyahut me 50 mandate! Ja si renditet opozita dhe partitë arabe
Në sondazhin e përditësuar, transmetuesi publik Kan ka ulur nga 14 në 13 numrin e mandateve të parashikuara për partinë B’Yachad të Naftali Bennett, ndërsa Lista e Përbashkët ka shënuar rritje nga 10 në 11 mandate.

Kjo do të thotë se tashmë të tre transmetuesit, Kan, Channel 12 dhe Channel 13, parashikojnë që blloku pro-Netanyahut të sigurojë 50 mandate, blloku kundër tij 52 mandate, ndërsa partitë arabe gjithsej 18 mandate.
Sipas këtyre projeksioneve, asnjëri prej blloqeve kryesore nuk arrin shumicën prej 61 mandatesh të nevojshme për formimin e qeverisë.
