E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kërkesa e Ramës për dialog, e pasinqertë” – Aktivisti: Nëse do që të adresojë problemet e qytetarëve, të dëgjojë kërkesën dhe të japë dorëheqjen

Aktivisti Migen Qiraxhi kritikoi qasjen e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e tij për të dialoguar me studentët që i kërkojnë prej ditësh dorëheqjen nga posti.

aktivisti

Në një intervistë për News24, ai tha se Rama e përdor fjalën “dialog” si një mekanizëm për të manipuluar popullin, ndërsa shtoi se kërkesa e tij për bisedime është e pasinqertë për shkak se nëse do të donte që të adresonte problemet e qytetarëve, do të plotësonte kërkesat e tyre.

“Kryeministri e përdor fjalën dialog si mekanizëm PR, për të bindur pjesën tjetër të shoqërisë se nuk kam me kë të bisedoj. Të rinjtë kanë të drejtë të thonë se e ka futur në një kurth komunikimi këtë çështjen e dialogut. Kërkesa për dialog është e pasinqertë.

Kjo protestë është e tillë masive, pa një grup përfaqësuesish. Nëse ka ndërmend që të adresojë problemet e shqiptarëve brenda kësaj proteste, është të dëgjojë kërkesat. E para është dorëheqje. Nëse do t’i kishte vullnetin për t’i zgjidhur, mund t’i zgjidhte pa kërkuar dialog.”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›