E Diel, 1 Nëntor 2026

“News24 është kërcënuar se ka transmetuar zërin e protestës” – Tabaku: Gazetarët në 43 raste janë dhunuar, intimiduar e kërcënuar nga policia

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vlerësoi rolin që ka patur News24 në raportimin e protestës studentore, duke theksuar se është kërcënuar vetëm sepse ka përcjellë zërin e të rinjve kundër qeverisë në ekran.

tabaku1

Në një intervistë për News24, ajo theksoi se 47 gazetarë janë dhunuar, kërcënuar dhe intimiduar gjatë protestës, në shumicën e rasteve nga policia.

“Situata me median është ajo që është. 47 gazetarë janë dhunuar, janë intimiduar, janë kërcënuar gjatë protestës. Në 43 raste nga policia. Ju vetë si televizion, vetëm pse keni ushtruar të drejtën e informimit, keni qenë pre e sulmeve.

News24 në fakt ka qenë një nga televizionet që ka qenë atje në shesh nonstop, mbi 12 deri në 14 orë në ditë, dhe vetëm pse ka transmetuar zërin e protestës është kërcënuar”, deklaroi Tabaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›