Perdorimi i bimeve medicinale

Bimët medicinale shërojnë një sërë sëmundjesh të rëndësishme madje pa shkaktuar efekte anësore, ndaj mjekët nuk duhet të jenë skeptikë në përdorimine e tyre, shprehen drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në territorin shqiptar numërohen 80 bimë medicinale të rritura në mënyrë natyrale, por deri më tani ato grumbullohen dhe eksportohen si lëndë e parë për t’u përpunuara në fabrikat jashtë vendit .
Ambientalistët thonë se moskultivimi dhe mënyra e mbledhjes së këtyre bimëve po çon drejt zhdukjes disa prej tyre. Alarmi vjen për çajin e malit dhe rigonin, për të cilët specialistët rekomandojnë kultivimin si formë e vetme për të mos i humbur.
Bimët medicinale njihen si shëruese të mjaft sëmundjeve. Për herë të parë është zhvilluar një konferencë me temë teknologjia farmaceutike dhe bimët medicinale, duke iu referuar studimeve për efikasitetin e barnave bimore dhe mungesën e efekteve anësore të tyre.