Sot “Vargjet Satanike” nuk do të botoheshin

Ruzhdie pohon se ndalimi librit në shumë shtete, dhe kërcënimet me vdekje, që i përjetoi pas botimit të tij, krijuan në efekt frike dhe zmbrapsën shumë autorë nga tentimet e ngjashme.
“Botuesit duhet të jenë më të guximshëm”, thekson ai, derisa shton se “mënyra e vetme e jetesës në shoqëritë e lirisë është liria e fjalës dhe e shprehjes së mendimeve”.
Ndryshe, shumë myslimanë konsiderojnë se “Vargjet Satanike” është një libër blasfemik. Rushdie (65) jeton në egzil, dhe për vite të tëra ishte përndjekur nga grupe radikale islamike.
“Nëse analizoni mënyrën e sulmeve ndaj lirisë së shprehjes nga ekstremistët religjiozë, atëherë vëreni se ekziston një listë termesh që nxisin reagime të tilla: blasfemi, herezi, ofendim i Zotit... Pra, është ky një fjalor i mesjetës.
Ende po përballemi me një situatë të vështirë shoqërore, sepse ankthet sot janë më të theksuara se kurrë më parë”, pohon Rushdie.