E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdorimi i gazit hartohet ne Minsitrine e Ekonomise

Kërkesa në rajon për gaz si një burim i rëndësishëm energjie pritet të shtohet pas disa vitesh. Një gjë e tillë po nxit dikasterin e ekonomisë, që të angazhohet në përgatitjen e infrastrutrës teknike dhe ligjore pr t’u kthyer në një vend gazprodhues e përdorues në të ardhmen. Sipas ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço projekti i gazësjellësit TAP është në kuadër të këtyre angazhimeve. 
Sipas ministrit Naço, në bazë të studimeve pritet që konsumi për gaz të shtohet pas disa vitesh, përfshirë përdromin e tij edhe në Shqipëri.
Deklarat e Minsitrit të Energjetikës u bënë në hapje të seminarit,  “Iniciativa Gas – për Prodhimin e Energjisë Elektrike ”. Në seminar merrnin pjesë drejtues përfaqësues dhe ekspertë të minsitrisë së ekonomisë,  përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë, përfaqësues nga kompania TAP AG,  si dhe nga  Banka Botërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›