E Diel, 1 Nëntor 2026

Çlirimtari Uesli Klark kërkon licencë për naftë në Kosovë

Share

Gjenerali amerikan, Uesli Klark, i cili udhëhoqi fushatën kundër Serbisë në vitin 1999, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës një licencë për të transformuar rezervat e pashfrytëzuara të qymyrit në karburant. Kështu thuhet në një dokument të siguruar nga Balkan Insight. Metoda e kthimit të qymyrit në naftë mendohet se do jetë një zgjidhje për rezervat në mbarim të naftës në botë.

Klark, një figurë e dashur për shqiptarët, ka ndërhyrë edhe në Shqipëri për kontrata biznesesh. Ai së bashku me Damir Fazlliç ka negociuar edhe për monopolin e pullave fiskale në Shqipëri. Monopoli iu dha kompanisë për të cilin lobonin Klark dhe Fazlliç në ditët e trazuara pas 21 janarit. Skandali qëndronte tek fakti se pullat fiskale do shiten dy herë më shtrenjtë dhe tek dyshimet se ato nuk do sjellin ulje të evazionit fiskal. Po ashtu mediat kanë spekuluar se Fazlliç dhe Klark kanë synuar të hyjnë në biznesin e lojërave të fatit, siç raportonte Shekulli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›