E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdorimi i pesticideve, ministria paralajmëron rreziqet

Dikur prodhimet bujqësore kontrolloheshin në mënyrë të kujdeshme prej specialistëve edhe pse bujqëia ishte më e zhvilluar. Në ditët e sotme edhe pse kemi një përqëndrim të vëmendjes në rritjen e këtij sektori, përdorimi i pesticideve dhe i ilaçeve veterinare, vazhdon që të mbetet një problem i ndjeshëm.

Zv/ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia deklaron se ka vështirësi në displinimin e këtij tregu, pavarësisht të gjitha masave që janë marrë.

Zv/ministri, Fasllia shpjegon se aktualisht realizohen kontrolle dhe madje janë marrë edhe masa me penalitete apo heqje të licensës, për ato subjekte që i shesin pa kriter këto pesticide.

Pesticidet dhe ilaçet veterinare, që përdoren në vendin tonë importohen kryesisht nga vendet Europiane dhe ndalohet importimi nga vendet e treta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›