Rritet tregu i sigurimeve nje ndikim te madh ka pasur levizja e lire me BE-ne
Tregu i sigurimeve është rritur dhe zhvilluar më tepër gjatë vitit 2011, duke e krahasuar me një vit më parë.
Duket se një ndikim të madh ka pasur lëvizja e lirë, duke qenë se sigurimi i jetës është kusht për të udhëtuar drejt një shteti Shengen.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar-korrik 2011, të ardhurat nga primet nga primet e sigurimit arritën rreth 5,2 miliardë lekë, ose 7.80 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një rritje kjo e orientuar së tepërmi nga sigurimi i detyrueshëm i jetës.
Në bazë të të njëjtave, gjatë periudhës janar-korrik, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 756,821, duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” .
Ndërkaq, tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.30 për qind të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.51 për qind dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.18 për qind.
Po ashtu, AMF-ja bën të ditur se, primet në sigurimin e detyrueshëm motorik arritën shifrën 2,308 milionë lekë, ose rreth 5.85 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Produkti “Sigurim Kufitar” në periudhën janar-korrik 2011 pati ulje prej 0.32% për primet e shkruara bruto shoqëruar me ulje të numrit të kontratave prej 9.08% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.