E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblim edhe për dosjet jashtë afatit

Rreth 600 ish-të përndjekur që kanë aplikuar jashtë afatit do të futen në skemën e dëmshpërblimit. Falë ndryshimeve të bëra në ligj, rreth 600 dosje të tilla, që gjenden në Ministrinë e Drejtësisë, që kanë aplikuar pas afatit, që ishte 1 korrik 2009, do të njihen për dëmshpërblim. Tashmë kur nuk kanë mbetur dhe shumë nga lista e personave të cilët kanë marrë dëmshpërblim, afati i shpërndarjes së këstit të dytë do të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit politikë. Gjithsej janë rreth 20 mijë dosje që janë dorëzuar dhe pritet që të shqyrtohen, në mënyrë që më pas të shpallen edhe personat që përfitojnë dëmshpërblime si ish-të përndjekur politikë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›