Perëndimi ia uron fitoren Janukovicit
Urimet nga burrështetasit botërorë filluan të arrijnë në adresë të Viktor Yanukovicit, fituesit të supozuar të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, duke e shtuar kështu trysninë ndaj rivales së tij, kryeministres Yulia Tymoshenko, që ta pranojë humbjen.
Gjatë javës, edhe presidenti i SHBA-së, Barack Obama, thirri Janukovicin në telefon, për t’ia uruar atij fitoren në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, gjithashtu i dërguan letra urimi Janukovicit, ndërsa kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, apeloi që Ukraina ta vazhdojë shtegun drejtë anëtarësimit në BE edhe nën kryesimin e Yanukovicit.
“Britania ka mbështetur aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në BE dhe do të vazhdojë të mbështesë këto aspirata. Një BE më e gjerë është një BE më e fuqishme”, theksoi Brown.
Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë vlerësuar si të lira dhe korrekte zgjedhjet në Ukrainë, duke dëmtuar kështu gjasat që të kontestojë me sukses rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.