NATO, ofensivë në Afganistan

Ka nisur ne Afghanistan ofensiva me e madhe e trupave NATO-s e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara per te marre kontrollin e provinces se Helmandit. Sulmi, i pari qe kur presidenti i Shteteve te Bashkuara Barack Obama dergoi 30.000 trupa shtese ne dhjetor te vitit te kaluar, shenon dhe fillimin e fushates per te detyruar kontrollin e qeverise ne Marjah, provincen e Helmandit, një fortesë e kryengritësve radikalë-islamikë.
Helikopterët ushtarakë fluturuan mbi qytetin Marjah në orët e para të
ditës së sotme në operacionin “Moshtarak” që do të thotë “Sëbashku” ku
marrin pjesë 15 mijë trupa të marinës amerikane, NATO-s dhe ushtarë
afganë për të spastruar bazën kryesore të trafikut të opiumit të
Talebanëve nga kryengritësit.
Provinca e Helmandit ne Afganistan eshte konsideruar nga me te dhunshmet
pasi atje talebanët kanë shpallur një lloj pushteti qeverie paralele.
Marjah është një prej zonave më të mëdha të kultivimit të opiumit.
Sipas informacioneve të BBC-së britanike, në ofensivë janë përfshirë
15.000 ushtarë, ndër ta 2.500 nga ushtria afgane.
Adela Zeza
< I mëparshmi