E Shtunë, 31 Tetor 2026

I refuzohet kërkesa për docente, hap zjarr ndaj kolegëve

Së paku tre të vdekur dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike. Ky është bilanci i shkaktuar në Fakultetin e shkencave në Universitetin e Alabamës në Huntsville te Shteteve te Bashkuara. Ray Garner 30 vjeçe, pedagoge në katedrën e biologjisë specialiste e shkëlqyer në neurologji, e diplomuar në  Universitetin prestigjioz të Harvardit ka qëlluar mbi kolegët pasi mësoi se kërkesa e saj si docente nuk është  aprovuar dhe pozicioni i saj ishte i përkohshëm.

Sipas zëdhënësit të  Universitetit, ngjarja ka ndodhur gjatë një
seminari në biologji. Ray Garner, është arrestuar dhe bashkë me të dhe
një person tjetër, i cili dyshohet se është bashkëshorti  i pedagoges,
por nuk është e qartë nëse ai është e përfshirë në masakrën.

Policia ka
rrethuar menjëherë universitetin dhe njoftohet se nuk ka studentë të
plagosur. Një nga të plagosurit mësohet se punonte në universitet, por
nuk ishte pjese e stafit pedagogjik. Nderkohe qe sipas zedhendesit te
universitetit "Universiteti do të qëndrojë  i mbyllur deri në një
njoftim tjetër".

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›