E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i presidentit Obama perballet me opozite te forte me 2011

Presidenti amerikan Barak Obama beri perparim rreth nje numer ceshtjesh gjate vitit 2010. Por sic thuhet ne materialin ne vazhdim nje numer me i madh republikanesh ne Kongres do te beje qe zoti Obama te perballet me nje opozite me te forte vitin e ardhshem.

Presidenti Obama arriti nje numer fitoresh legjislative ne vitin 2010.

Ai nenshkroi ne ligj regulla me te forta per institucionet financiare me shume siguri pergjate kufirit me Meksiken dhe nje prej perparesive te tij kryesore te vitit reforma themelore per menyren se si amerikanet paguajne per kujdesin shendetsor.

Por ndersa ekonomia amerikane nuk shenoi fare perparim mbeshtetja e publikut per punen e presidentit shenoi renie.

Dhe ne zgjedhjet e 2 nentorit votuesit u dhane republikaneve kontrollin ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe i derguan nje mesazh presidentit Obama.

Si rezultat shume analiste jane te nje mendimi se presidenti do ta kete me te veshtire te fitoje miratimin e ligjeve vitin e ardhshem.

Pyetja kryesore qe bejne njerezit eshte A do te perballemi per dy vjet me nje ngerc apo do te kemi dy vjet arritje nderpartiake.

Demokratet dhe republikanet e shikojne ndryshe domethenien e rezultatit te zgjedhjeve te 2 nentorit.

Presidenti Obama e interpreton si thirrje qe te dy partite te punojne se bashku.

Populli amerikan nuk votoi per nje ngerc. Ai nuk votoi per polemika te pafund. Elektorati amerikan po kerkon bashkepunim dhe perparim.

Por analistja konservatore Amy Holmes thote se rezultati i zgjedhjeve pasqyron nje kundershtim te politikave te presidentit Obama.

Keto zgjedhje rezultuan ne ndryshimin me te madh ne perberjen e anetareve te Kongresit qe nga viti 1938. Votuesit thane se nuk duan ate qe ata e konsiderojne nje axhende liberale te majte me nje qeveri te madhe.

Presidenti Obama perballet me nje beteje te ashper ne vitin 2011 per te mbajtur ne fuqi arritjen e tij kryesore te vitit 2010 miratimin e reformes ne kujdesin shendetsor.

Republikanet synojne ta shfuqizojne ligjin. Dhe meqe duke filluar nga janari ata do te kene shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe nje pakice me te madhe ne Senat nismat e presidentit per ndryshime klimatike dhe reforma e imigracionit mund te mos kene sukses.

Tani per tani per mendimin tim presidenti duhet te beje dy gjera te levize me ne qender dhe te perqendrohet te ekonomia.

Edhe analistja konservatore Amy Holmes thote se presidenti duhet te mbaje politikisht nje qendrim me ne qender.

Gjate 2 vjeteve te ardhshem nese presidenti Obama leviz ne qender pak a shume sic veproi ish presidenti Bill Klinton dhe mbeshtet politika ku mund te gjeje nje gjuhe te perbashket me republikanet ai mund te arrije gjera te vogla.

Nje perparesi e panjoftuar eshte venia e fushaten per rizgjedhje te presidentit ne nje fillim te sukseshem.

Mark Penn ndihmoi presidentin Klinton te kapercente humbjet e medha te vitit 1994 ne mes te mandatit te tij te pare per te fituar zgjedhjet pas dy vjetesh. Zoti Penn thote se presidenti Obama mund te beje te njejten gje ne vitin 2012.

Nese arrin te ule papunesine dhe nese leviz ne qender presidenti Obama mund te arrije me sukses te rizgjidhet pas dy vjetesh pasi ai ka nje baze te forte perkrahesish.

Analistet Pen e Holmes si dhe shume analiste te tjere politike jane te nje mendimi se dy vjet ne politike jane nje kohe e gjate dhe shume gjera mund te ndryshojne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›