Perëndimi ndihmon rebelët libian me këshilltarë ushtarak

Franca ka vendosur të dërgojë oficerë ndërlidhës ushtarak në Libi për t`i ndihmuar rebelët opozitar që po luftojnë kundër regjimit të Muamer Gadafit.
Zëdhënësi i qeverisë franceze, Fransua Barua, gjatë një konference me gazetarë ka thënë se “një numër i vogël” i oficerëve ndërlidhës ushtarak do të vendosen së bashku me rebelët e Këshillin Kombëtar Tranzitor me qëllim që të “organizojnë mbrojtjen e popullatës civile”.
Zëdhënësi i qeverisë franceze përsëriti se Franca nuk e ka ndërmend të dërgojë trupa ushtarake tokësore në Libi.
Edhe Italia po bënë lëvizje të njejta pasi siç ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes së Igancio La Rusa, ky vend do të dërgojë 10 këshilltarë ushtarak për t`i ndihmuar rebelët në Libi.
Në anën tjetër, Britania ka njoftuar të martën se do të dërgojë 20 këshilltarë ushtarak për t`i ndihmuar rebelët që të përmirësojnë organizimin e tyre, komunikimin dhe ligjistikën.
Ministri i Jashtëm i Libisë, Abdul Ati el Obejdi i ka thënë BBC se misioni britanik vetëm sa “mund t`i shtyjë” luftimet.