E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapet 1 kg drogë, arrestohen 2 persona

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 kg e 60 gr kanabis dhe ka arrestuar dy poseduesit e saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se falë një hetimi janë arrestuar shtetasit Adriatik Kaci 18 vjeç dhe Avenir Synaj 20 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë arrestimi i tyre u krye në afërsi të Kinostudios në Tiranë, si dhe u zbuluan edhe vendet e shpërndarjes së drogës të cilat janë Kinostudio, Babrru, Allias, Brryli, etj zonë në Kryeqytet.
 

Policia gjithashtu thekson se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe disa celularë dhe një sasi prej 370 000 lekë të rinj.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve I kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›