“Vetëvendosje” ndërpret fjalimin e Hashim Thaçit

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në një prezantim para studentëve të Fakultetit AAB-Riinvest është ndeshur me veprimet e kundërta të aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje” të cilët kanë tentuar t`i ndërpresin fjalimin.
Ndërkaq, pas këtij veprimi, menjehere kanë ndërhyrë sigurimi në mbrojtje të kryeministrit Thaçi, ndërsa aktivistët e “Vetëvendosjes” i ka nxjerrë me dhunë jashtë vendit ku ndodhej kryeministri.
Një gjë e tillë ka ndodhur në fakultetin AAB-Riinvest, ku kryeministri kishte një takim me studentët e këtij fakulteti për të shpalosur programin ekonomik.
Me pas, edhe fakulteti AAB-Riinvest, pas këtij rasti ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku është distancuar nga ky rast.