E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi: Bosnja mund të njohë dokumentet e Kosovës

Ambasadori shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, Flamur Gashi, ju ka bërë të ditur përfaqësuesve politik dhe të tjerëve që të kontribuojnë në njohjen e dokumentacionit që lëshohen në Kosovë për të mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë.
 

Duke folur për agjencinë boshnjake, “South East News Service Europe”, ambasadori Gashi ka përmendur disa fakte, që sipas tij tregojnë nevojën urgjente për marrjen e këtij vendimi.
 

Flamur Gashi vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bosnjës janë shumë të mira dhe për këtë ekziston fakti që qytetarët e të dyja vendeve nuk kanë nevojë për viza në vizita të ndërsjella. Për këtë arsye edhe diplomacia shqiptare e ka kursyer Bosnjën sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës.
 

Megjithatë, sipas ambasadorit shqiptar në Sarajevë, ky i fundit ka marrë premtime nga zyrtarë të lartë boshnjak se pas krijimit të qeverisë së re në Bosnjë do ketë një vendim pozitiv për njohjen e dokumenteve që lëshohen në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›