E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi, sanksione të reja Iranit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, foli lidhur me sanksione të rëndësishme në kuadër të presionit ndaj Iranit.

Britania e Madhe tha më herët se shkëpuste të gjitha lidhjet me bankat iraniane, teksa Kanadaja njoftoi se po ndalonte të gjitha eksportet e naftës, gazit etj.

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka dhënë tashmë provat për të forta se Irani po punon me programin e ndërtimit të armëve bërthamore, por Irani i mohon akuzat. Teherani zyrtar ngul këmbë se program i tij bërthamor ka vetëm qëllime civile./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-22 10:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›